Njësia e hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informatave në rrugë Operative kanë kryer kontroll në një kioskë “Lotaria e Serbisë” në qytetin e Leposaviqit, ku si prova materiale janë sekuestruar pajisje për organizimin e lojërave të fatit si: – 1 (një) aparat për shtypjen e tiketave me pajisje përcjellëse,- 1 (një) reklamë e Lotarisë,- 1 (një) vulë me mbishkrimin e Lotarisë së Serbisë,- 10000 (dhjetëmijë) dinarë të Serbisë,- Kartela të lojërave të fatit, si dhe materiale tjera që mundësojnë zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm
Një person i dyshuar D.M, 74 vjeç është arrestuar dhe është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku me urdhrin e tij kioska është mbyllur përkohësisht, është iniciuar rasti “Organizim të Skemave Piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Policia apelon te të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe rithekson përkushtimin e saj në luftimin e çdo dukurie që bie ndesh me ligjin. Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke u siguruar që shkelësit e ligjit të përballen me drejtësinë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Njeshi/