Policia në Las Vegas ka arrestuar një lidhur me gjuajtjet drejt makinës me të cilën po udhëtonte Tupac Shakur, kur u vra në vitin 1996.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë akuzash u ngritën kundër Duane “Keffe D” Davis, i cili u arrestua herët të premten, sipas AP.
Një aktakuzë pritet të shpallet gjatë ditës.
Arrestimi erdhi pasi autoritetet kontrolluan një shtëpi në Henderson, Nevada, në pronësi të gruas së Davis gjatë verës në lidhje me të shtënat, shkruan CNN.
Autoritetet sekuestruan disa tableta, një iPhone, pesë kompjuterë, fotografi dhe një kopje të kujtimeve të Davis të vitit 2019, “Compton Street Legend”./Njeshi/