18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Arrestohet një mësimdhënëse në Pejë, dyshohet se mashtroi bujqit për subvencione

Një mësimdhëne është arrestuar sot në Pejë, si e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

Lajmin për ‘RADIO 1’ e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai konfirmoi se e njëjta është ndaluar për 48 orë dhe se ndaj saj tashmë veçse është ngritur aktakuzë.

“Është arrestuar një person për veprën penale mashtrimi. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj së njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale Mashtrimi”, -deklaroi Nikçi në ‘RADIO 1’.

‘RADIO 1’ nga burimet brenda Prokurorisë mëson se e dyshuara është mësimdhënëse në shkollën “Xhemajl Kada”, në Pejë. (emër i njohur për redaksinë).

Ajo dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimin për subvencione. /Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...