Një person është arrestuar në fshatin Ranoc të Klinës, i dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Atij i janë gjetur një armë, një karikator deh 17 fishekë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
‘Arrestohet njё (1) person i dyshuar për vepren penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar i armёs”
Pejë, 6 nёntor 2024
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datë 05.11.2024, rreth orёs 20:20, gjatё njё pike kontrolli nё fshatin Ranoc-Klinё, kanё ndaluar tё dyshuarin me automjet me targa vendore, gjatё kontrollit rutinor ne automjetin e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) armё (pistoletё) model Beretta cal 9×19 mm
• Njё (1) karikator i sё njejtёs arme
• Shtatёmbёdhjetё (17) copё fishekё cal:9x19mm.
Gjatё intervistimit nga hetuesit, i dyshuari ka deklaruar se posedon edhe disa fishekё tё tjerё nё shtёpi, gjatё kontrollit ne shtёpinё e tij janё gjetur dhe sekuestruar:
• Tetё copa fishekё cal: 9mm
I dyshuari pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.’/Njeshi/