25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Arrestohet një serb në Rashkë, media e afërt me Vuçiqin thotë se spiunoi tek autoritetet e Kosovës për 500 euro

Shërbimet serbe të sigurimit në Rashkë kanë arrestuar Dragan Aksentijeviqin, i njohur me nofkën Kiko, i cili dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor I Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI) dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Sipas medias serbe “Kurir”, e afërt me regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, Aksentijeviq njihet si vëllai I ish-nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Sipas të dhënave të siguruara nga autoritetet hetuese serbe, në gjashtë muajt e fundit, Aksentijeviq ka intensifikuar aktivitetet e inteligjencës dhe subversive me mikun e tij të vjetër Milan Vukashinoviq, i njohur si Duduk, nga Leposaviqi.

“Që të dy janë nën urdhëra të drejtpërdrejta të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKK) dhe të strukturave të inteligjencës së Policisë së Kosovës kanë vepruar në zonën e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në zonën e komunës së Leposaviqit”, shkruan portal serb.

Ky portal shkruan se Aksentijeviq dhe Vukashinoviq dyshohen se kanë fotografuar dhe filmuar në mënyrë të fshehtë bazat ushtarake dhe policore serbe pranë vijës kufitare me Kosovën si dhe aktivitetet e anëtarëve të strukturave të sigurisë së Serbisë, por edhe kanë përcjellur fshehurazi në zonën e Leposaviqit, ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës të nacionalitet serb, që u tërhoq nga radhët e saj.

Sipas këtij portalin serb, “ata kanë fotografuar edhe ish-pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe të Ushtrisë Serbe, të cilët sipas njohurive të tyre dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikte të armatosura në Kosovë në fund të viteve të 90-ta, dhe të cilët aktualisht janë në pension dhe jetojnë në zonën e Leposaviqit apo në veri të Kosovës”.

Më tej sipas portalit serb, për të dhënat dhe fotot e mbledhura si dhe video-ncizimet që u janë përcjellë autoriteteve të inteligjencës në Prishtinë, ata janë kompensuar në shumën prej 500 euro në 1 muaj. “Së fundmi ata kanë marrë dhuratë një telefon me cilësi të lartë, me opsione të avancuara për të bërë foto dhe për të zmadhuar fotot”, shkruan portalin serb./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...