26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Morinë, ishte i kërkuar për pastrim parash nga autoritetet zvicerane

Policia Kufitare e Shqipërisë ka ndaluar një shtetas kosovar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra për pastrim parash.

Operacioni vjen si pjesë e angazhimit të Policisë Kufitare të Shqipërisë për të rritur vigjilencën në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për të ndaluar individët e kërkuar që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori shqiptar.

Shtetasi kosovar, identifikuar si A. D., 33 vjeç, u kap në hyrje të Shqipërisë falë bashkëpunimit të ngushtë mes shërbimeve të Policisë Kufitare, DVP Kukës, Interpol Tiranës dhe homologëve zvicerianë. Arrestimi erdhi pas një procesi të detajuar intervistimi dhe shkëmbimi informacioni.

A. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zviceriane, të cilat kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të, në lidhje me akuzat për pastrim parash.

Pas arrestimit, janë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Zvicër, ku do të përballet me drejtësinë.

Policia Kufitare e Morinës dhe autoritetet përkatëse po vazhdojnë punën e tyre të përbashkët për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të parandaluar çdo formë të paligjshmërisë në kufi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...