8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

​Arrestohet një shtetas serb në Zveçan, ishte i kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Zhetkovc të Zveçanit një shtetas të Serbisë nën dyshimin se ka kryer vepër penale kontrabandim me mallra, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.

Në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:45.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga INTERPOL-i.

“Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...