7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Arrestohet personi që shqeu Kur’anin në Prizren

Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka grisur librin e shenjtë Kuranin në Prizren.

Lajmin për media e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po është arrestuar, dhe për detaje të tjera drejtohuni zyrës qendrore”, tha Gashi.

Ndryshe, për këtë akt ka reaguar edhe kryeimami në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren , Orhan Bislimaj.

Bislimaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e kanë parë nga afër Kuranin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë.

Tutje ai ka shkruar se bazuar në informacionet e qytetarëve Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte probleme psikike.

“Dëmtimi i Kur’anit në Prizren…! Mbrëmë së bashku me Policinë e Kosovës kemi dalë te vendi ku një person u raportua në media duke shkyer fletë nga Kur’ani Fisnik. E pamë nga afër Kur’anin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...