Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa është arrestuar sërish për të dëshmuar në llogari të Gjykatës Speciale.
“Rrustem Mustafa – Remi është arrestuar për t’u marrë nga ai dëshmi shtesë. Këto informacione janë marrë nga familjarët e Rrustem Mustafës”, ka deklaruar Ermal Panduri. Sipas familjarëve, ish-komandanti i UÇK-së është dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi para dy muajve kishte përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Telegrafi ka pyetur Zyrën e Prokurorit të Specializuar në lidhje me këtë arrestim, por që të njëjtët pa pohuar apo mohuar një veprim të tillë, kanë thënë se “nuk komentojnë hetimet e tyre”. Remi është dëshmitari i parë që ka dal publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.
Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit2020/Njeshi/