29.9 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Arrestohet zyrtari policor, ishte i përfshirë në aksidentin ku humbi jetën një qytetar në Fushë Kosovë

Hetuesit e Inspektoratit Policor arrestojnë një zyrtar policor me dyshimin për “rrezikim të trafikut publik”.

IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 të datës së djeshme ku janë përfshirë katër automjete.

Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa 5 personat e  lënduar në këtë aksident janë dërguar për tretman mjekësorë.

Si pasojë e lëndimeve trupore një vozitës i njërit nga automjetet e përfshira në këtë aksident raportohet fatkeqësisht se ka humbur jetën sot.

“Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik””, njofton Inspektorati i Policisë.

Të njëjtit  me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e  ndalimit për 48 orë.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...