20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Arrestuan bosin e kartelit meksikan, momenti kur ushtarët rrethohen nga 60 burra të armatosur dhe fillojnë të shtënat

Ky është momenti kur ushtria meksikane i përgjigjet me forcë dhe detyron anëtaret e një bande të tërhiqen, pasi tentojnë të realizojnë një sulm ndaj autoriteteve të rendit në mes të ditës.

Të shtënat ndodhën në Alta, rreth 60 milje në jug të Sasabe, kur ushtria arrestoi Francisco “El Duranguillo” Torres, 31-vjeç.

Lajmi për arrestimin e Torresit u përhap shpejtë dhe ushtarët u rrethuan nga 10 apo 15 mjete motorike, brenda të cilave kishte mbi 60 burra të armatosur, ka bërë të ditur presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador.

Madje numri i anëtarëve të bandës krahasuar me ushtarët meksikanë ishte – një ushtar kundër shtatë vrasësve. Madje sipas presidentit meksikan, burrat e armatosur u kishin ofruar ushtarëve 500 mijë dollarë për ta liruar Torresin, liderin e Gente Nueva i njohur si krahu i djathtë i kartelit Sinaloa që kontrollohet nga i biri i Joaquin “El Chapo” Guzman, Los Chapitos.

Por kur ushtarët refuzuan një ofertë të tillë, shpërthyen të shtënat – ku si pasojë humbi jetën një ushtar. Videoja e realizuar në Altar që e publikoi presidenti meksikan, shfaq momentin kur dy ushtarë arrestojnë Torresin.

Madje disa prej anëtarëve të bandës meksikane shihen duke u zvarritur, për t’ju shpëtuar plumbave të ushtrisë meksikane.

E guvernatori i Sonoras, Alfonso Durazo, ka bërë të ditur se katër persona të dyshuar janë arrestuar për posedim të armëve të zjarrit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...