2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Arsenali i armëve i konfiskuar në veri, Sveçla: Qartëson planin e Serbisë për aneksimin e veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kapja e arsenalit të ri të armëve në veri, gjatë ditës së sotme, ka qartësuar planin e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës përmes agresionit terrorist.

Sveçla ka thënë se armët e kapura sot janë prodhime të njëjta me ato të sekuestruara më herët.

“Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë. Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë. Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist. Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës”, ka shkruar ai në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...