11.2 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Arsenali nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sportingut, Xhaka vendimtar

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë mes Sporting lisbonës dhe Arsenalit në 1/8 e finales së Europa League.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte i barabartë 2-2.

Arsenali e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 22-të me golin e Salibas.

12 minuta më vonë Goncalo Inacio barazoi shifrat në 1-1, dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Sportingu pëmbysi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë me Paulinho i cili shënoi në minutën e 55-të.

Gëzimi i vendasve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi një goditje e fuqishme nga Granit Xhaka u devijua nga Morita dhe përfundoi në rrjet, duke quar shifrat në 2-2.

Me këtë rezultat përfundoi ndeshja dhe skuadra që do të kualifikohet tutje do të vendoset në ndeshjen kthyese që zhvillohet javën e ardhshme në Londër./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...