8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Arsenali pa mëshirë ndaj West Ham, shënon gjashtë herë për të mbetur në hap për titullin e kampionit

Arsenali ka shënuar fitore ndaj West Ham si mysafir me rezultat 6-0 në kuadër të javës së 24-të të Ligës Premier.

Topçinjtë edhe pse në derbi lokal dhe si mysafir e nisën fuqishëm ndeshjen, duke krijuar dy raste me Leandro Trossardin, por që belgu në shënoi.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i epërsisë, kur në minutën e 32-të, William Saliba shënoi për 1-0.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Arsenali u shfaq edhe më i rrezikshëm duke shënuar tri herë, fillimisht me Bukayo Sakan nga pika e bardhë për 2-0.

Gabriel në minutën e 44-të shënoi për 3-0, ndërsa Trossard që humbi disa raste shënoi në kohën shtesë të kësaj pjese për 4-0.

Kandidati për titull nuk u ndal as në pjesën e dytë, ku Bukayo Saka gjeti golin e dytë personal për 5-0 në minutën e 63-të.

Pas tre minutash ish ylli i West Ham, Declan Rice, shënoi për 6-0, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon Arsenali.

Më këtë fitore skuadra e Mikael Artetas ngjitet në vendin e tretë më 52 pikë, sa ka Man City që është i dyti dhe dy pikë më pak se lideri Liverpool.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...