Gjithçka kishte filluar kur dorasi, Xhevdet Januzaj, do të transferohej si mësimdhënës nga Prizreni, në shkollën fillore “Dardania” në Pejë.
Fatmirësisht, vajza kishte arritur të shpëtonte nga tentativa, dhe e tronditur, ajo kishte vrapuar në shtëpi duke i’u treguar familjarëve për atë që kishte ndodhur, të cilët menjëherë e kishin
paraqitur rastin në polici. Pas denoncimit, familja Kastrati kishin marrë shumë kërcënime nga të afërmit e mësimdhënësit, në mënyrë që t’a tërheqin atë mbrapsht, përndryshe do të përballeshin me pasoja.
Mirëpo, familja Kastrati nuk e tërhoqi denoncimin.
Fillimisht, Prokuroria Themelore në Pejë ndaj Xh. Januzaj kishte ngritur aktakuzë për sulm seksual, me shkakun se i njëjti në cilësinë e mësimdhënësit kishte sulmuar seksualisht nxënësen e tij. Januzaj ishte dënuar me mbi 3 vite burg.
Pas daljes së tij nga burgu, Januzaj kishte filluar me kërcënime personale ndaj familjes Kastrati, madje edhe duke i përndjekur ata i armatosur.
Nga ky moment, familja Kastrati të përballej me frikë për të jetuar lirshëm, ndërsa anën tjetër vajza ende e tronditur, po përjetonte ankthe vazhdimisht dhe frikësohej që të rikthehej në shkollë.
Familjarët e Gëzim Kastrati kanë treguar për Indeksonline që gjatë asaj periudhe të gjithë kanë qenë të traumatizuar nga çdo gjë që kishte ndodhur, më së shumti fëmijët, ku djali i viktimës, Gëzim Kastratit nuk mund as të shkonte në punë nga frika që do të përballej me Xh. Januzaj, pasi që ai i përndiqte vazhdimisht dhe i ruante te banesa për të gjetur momentin për t’u hakmarrë, vetëm për arsyen që familja Kastrati nuk e kishte tërhequr denoncimin ndaj tij.
Edhe këto kërcënime dhe situata tensionuese familja Kastrati i kishte paraqitur në polici, mirëpo asnjëherë policia nuk u kishte ofruar mbikqyrje apo përcjellje për të shmangur çdo rrezik nga kërcënuesi, deri kur më e keqja do të ndodhte.
Më 18 maj të vitit 2021, këto kërcënime u shëndrruan në tragjedi, ku dorasi Xhevdet Januzaj do t’i dilte përballë viktimës, Gëzim Kastrati dhe do e qëllonte me 7 plumba, duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes. Në kohën kur ndodhi ngjarja, viktima po pinte kafe në lokal poshtë banesës së tij.
Kjo ngjarje do të trondiste jo vetëm Pejën, por gjithë Kosovën, ngjarje e cila na bën të dëshpërohemi me dështimin e policis dhe sistemit të drejtësisë karshi një nxënësje 13 vjeçare e cila sulmohet seksualisht në ambiente shkollore nga mësimdhënësi dhe karshi një babai i cili do të sakrifikohej për të mbrojtur vajzën e tij me çdo kusht.
Ky rast, ka shtyrë të rinjët nga Peja që të protestojnë për vajzat dhe gratë dhe që këto ngacmime të ndalohen njëherë e mirë.
Në këtë përvjetor të vrasjes së Gëzim Kastrati, lutemi që raste të tilla të mos përsëriten!/Njeshi/