30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Arsimtari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen në Pejë

Në fshatin Novosellë të Pejës në shkollën e mesme të ultë “Lidhja e Pejës”, një arsimtar dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Rastin për “Radio1” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti është në fazën fillestare të hetimit dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër lidhur me rastin.

Drejtori i kësaj shkolle Naim Hysaj, i tha Klanit përmes telefonit se rasti është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës dhe se organet e rendit kishin qenë në shkollë.

Edhe drejtori i Arsimit në Pejë Naser Gega, i tha Klanit përmes telefonit se është njoftuar për rastin, por se nuk mund të deklarohet më shumë për shkak të hetimeve./Njeshi&KlanKosova.tv/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...