22.4 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

“Art Basel”, panairi më i madh dhe më i njohur në botë, përfshin artistë shqiptarë

Art Basel është një nga panairët më të njohur dhe më të rëndësishëm për artin bashkëkohor në botë.

Ky event ndodh çdo vit në tri qytete të ndryshme: Basel në Zvicër, Miami Beach në Floridën e SHBA-së, dhe Hong Kong.

Art Basel u themelua për herë të parë në vitin 1970 nga galeristët Ernsr Beyeler, Trudl Bruckner dhe Balz Hilt, me synimin për të sjellë së bashku botën e galerive, koleksionistëvet artistë dhe dashamirës të artit.

Art Basel tërheq mijëra vizitorë çdo vit, përfshirë galeristë të shquar, artistë, koleksionistë, kuratorë dhe kritikë arti.

Panairi lejon galeritë të prezantojnë veprat e artistëve të tyre, dhe është një platformë që mundëson shitjen e artit.

“Art Basel”, po ndodh tani me pjesëmarrje edhe të artistëve shqiptarë. Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, nëpërmjet një postimi në FaceBook.

Ai shkroi: “”Art Basel”, panairi më i madh dhe më i njohur i artit në botë, po ndodh tani me pjesëmarrje edhe të artistëve shqiptarë. Petrit Halilaj dhe Flaka Haliti po bëjnë një përfaqësim të shkëlqyeshëm duke lidhur qiejt, yjet, qytetet e popujt”. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...