26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmi për shtatzëninë e saj erdhi pas spekulimeve të shumta dhe është bërë zyrtarisht i njohur përmes një prej kronikave të përjavshme të emisionit të njohur “Prive”, duke konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh për lajmin e gëzueshëm.

Arta, e cila ka qenë një figurë e njohur në industrinë e modës dhe rrjeteve sociale, ka vendosur të tërhiqet paksa nga vëmendja publike dhe të përqendrohet në jetën personale.

Burimet pranë saj kanë zbuluar se ish-aktorja e “O Sa Mirë” është disa muajshe shtatzënë dhe po pret një djalë, gjë që padyshim shton akoma më shumë emocionet dhe pritjen për ardhjen e fëmijës së saj.

Gjithashtu, Arta Nitaj raportohet të jetë zhvendosur në Tiranë, ku duket se po gëzon momentet e saj të lumtura në pritje si nënë për herë të parë.

Arta Nitaj (Foto: Arkiv)

Ky zhvillim i ri i jep fund periudhës së saj të mungesës nga syri i publikut dhe hap një kapitull të ri në jetën e saj.

Duket se modelja dhe tashmë nëna në pritje po përjeton një nga udhëtimet më të mrekullueshme të jetës dhe ia urojmë të gjitha të mirat në këtë aventurë të re./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...