Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku i çeliktë”, ka organizuar sot Ditën e Vizitorëve.
Në këtë ngjarje e cila po mbahet në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë, ishte e pranishme dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Osmani së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, kanë parë nga afër municionin, I cili është përdorur tek kjo stervistje fushore. Osmani është njoftuar në detaje për llojet e armëve të cilat u përdoren në ushtrimin fushor “Ujku i çeliktë”. /Njeshi/