5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Artistët përformojnë për Los Angelos-in! Të ardhurat nga shfaqja e Perry Eilish, Pink, shkojnë për të prekurit nga zjarret

Yjet duke përfshirë Billie Eilish, Pink, Katy Perry dhe Nirvana performuan në një koncert të enjten, dhe të gjitha përfitimet do të shkojnë për të të ndihmuar zonën e LOS Angelos të rikuperohet nga zjarret të shkrumbuan gjithcka

Më shumë se 20 artistë duke përfshirë Billie Eilish, Pink, Katy Perry dhe Nirvana dolën në skenë mbrëmjen e së enjtes, ku kanë performuar për gati 5 orë.

Qëllimi i performancave të tyre është se të gjitha të ardhurat që do të grumbullohen do të shkojnë për të prekurit nga zjarret në Los Angelos.

Aktori Billy Crystal, një ndër artistët e prekur nga zjarret, mirëpriti turmën në forumin e Kia, i veshur me rroba që kishte veshur kur shpëtoi nga zjarri i Palisades Paqësorit në fillim të këtij muaji.

Ai kishte jetuar në këtë zonë për 46 vjet dhe foli me pikëllim për humbjen e shtëpisë së tij. Shumë prej artistëve që performuan janë me bazë në Los Angeles.

Katy Perry valëviti flamurin e shtetit ndërsa ajo performonte hite të tilla si California Gurls.

Eilish bëri duet me grupin rock Green Day, por jo vetëm pasi edhe anëtarët e mbetur të grupit rock të viteve ’90 Nirvana, Dave Grohl, Pat Smear dhe Krist Novoselic gjithashtu u ribashkuan me një seri vokalistësh të ftuara femra.

Yjet e tjerë që iu bashkuan koncertit ishin Olivia Rodrigo, Earth, Lady Gaga, Rod Stewart, Sting, etj…

Të ardhurat nga koncerti dhe donacionet gjatë shfaqjes do të shkojnë për rindërtimin e komuniteteve dhe parandalimin e zjarreve të ardhshme në rajon.

Të paktën 28 njerëz vdiqën dhe më shumë se 16,000 shtëpi dhe biznese u shkatërruan në zjarret shkatërruese që shpërthyen në fillim të janarit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...