20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Artistët shqiptarë shprehin ngushëllime pas vdekjes së Ismet Bogujevcit

Është ndarë nga jeta sot ikona e muzikës popullore, solisti i Ansamblit kombëtar ‘SHOTA”, Ismet Bogujevci.

Kjo u njoftua nga djali i tij duke konfirmuar lajmin në një postim të publikuar në rrjete sociale.

Megjithatë, reagimet kanë qenë të shumta nga artistët shqiptarë dhe ata që e njohën nga afër artistin nga Podujeva.

RAMADAN KRASNIQI – DANI:

Sabri Fejzullahu, Nysret Muqiqi dhe Robert Berisha dhe Eliza Hoxha – janë ndër yjet që shprehën ngushëllime për vdekjen e Bogujevcit.

Sabri Fejzullahu

“Sot deshta të të takoj, e të ta uroj festën e Bajramit o Ismet. Zoti paska vendosur me të dërgu në atë botë, në këtë ditë të madhe, e nuk mundem të të them asgjë por që më ke tharë gojën e shpirtin, më ke lënë pa fjalë. E kishe urtësinë e qytetërimit o artist. Ngushëllime gjithë popullit shqiptar”.

Nysret Muqiqi

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të më duhet të shkruaj letër lamtumirëse për ty bali Ismet. Sidomos jo tani kur po vazhdonim me përgatitjet për të organizuar gala mbrëmjen për nder të 70 vjetorit tënd. Shumë e rëndë, në këtë ditë të madhe, me u nda nga një artist i madh, nga shoku e miku i jetës, nga shqiptari i vërtet Ismet Bogujevci. Llapi, Kosova e gjithë shqiptaria, sot mbetëm pa ikonën e muzikës së mirëfilltë shqipe, mbetëm pa më të madhin, balin Ismet. Lamtumirë njeri i mirë i vendit tim, lamtumirë legjendë, të pastë shpirti dritë”.

Robert Berisha

“Pusho i qetë Bali Ismet”.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Eliza Hoxha

“Baci Ismet, unë kështu kam me të kujtu përherë, me kangë e bardhësi. Ngushëllime”.

 

/Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...