Pasdita e së dieles në Artmotion vjen me dy përballje tejet interesante që nisin nga ora 14:00.
Në Klinë, përballje njëri-tjetrit do të jenë Dukagjini dhe Malisheva.
Ekipi e drejtuar nga Ismet Munishi, në pesë ndeshjet e fundit e ka veç një fitore, i ka po ashtu dy barazime dhe dy humbje, ku renditet në vendin e parafundit të tabelës me 25 pikë.
E Malisheva në renditje është shumë më mirë.
Kjo skuadër, i ka grumbulluar 37 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit ka një bilanc prej dy fitoresh një barazimi dhe dy humbjesh.
Loja Dukagjini – Malisheva transmetohet eksluzivisht në kanalin e parë të sportit në Artmotion.
Kurse, ndeshja tjetër zhvillohet mes Gjilanit dhe Feronikelit’74.
“Skifterat” aktualisht pozicionohen në vendin e pestë me 31 pikë, kurse forma e kësaj skuadre është goxha e mirë, pasi që në pesë ndeshjet e fundit i ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.
Derisa, Nikli është i fundit me 13 pikë.
Ekipi nga Drenasi, në pesë ndeshjet e fundit i ka katër humbje dhe një fitore.
Ky takim transmetohet në kanalin e dytë të Artmotion. /Njeshi/