18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

As Haradinaj nuk i shkon në takim Kurtit: Temat e diskutimit bien në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur negativisht ftesës së kryeministrit Kurti për darkë pune që do të organizohet të hënën më 13 maj.

Në përgjigjen që kreu i AAK-së, ia ka kthyer kryeministrit Kurit, thuhet  tematikat e kësaj darke bien nën përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare, në këtë rast Besnik Tahirit, i cili e udhëheqë grupin e AAK-së.

“Sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare. Z. Besnik Tahiri, i cili e udhëheqë grupin tonë parlamentar dhe kolegë tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim. Konsideroj që kjo temë bie drejtpërdrejt në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre”, thuhet në përgjigjen e Haradinajt.

Kreu i AAK-së thotë se për tema të tjera që lidhen me momentumin politik në të cilën është Kosova, mund të trajtohen në një moment tjetër.

“Ndërsa, në qoftë se ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojmë në një kohë tjetër, në një moment tjetër në mënyrë që të përafrojmë qëndrimet që janë me interes nacional”, thuhet në përgjigjen e Haradinajt.

Ftesën e Kurtit për takim e ka refuzuar sot edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa pozitivisht i është përgjigjur ai i PDK-së, Memli Krasniqi.

Hera e fundit kur Kurti kishte ftuar në takim opozitën ishte në nëntor të vitit 2022, ku ishte thirrur për të diskutuar rreth situatës në Veri të Kosovës/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...