26.7 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka votuar pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Nga votimi vetëm një votë ishte kundër dhe 14 abstenime. Kosova deri tash ka qenë anëtare vëzhguese, ndërkaq nga votimi i sotëm do të jetë anëtare e asocuar.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova ka avancuar statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...