0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Asambleja e Pejës unanimisht KUNDËR Hidrocentralit në Lumbardh

Asambleja Komunale e Pejës mbajti sot mbledhjen e jashtëzakonshme me çrast të gjithë asambleistët votuan KUNDËR ndërtimit të Hidrocentraleve në Lumbardh.

32 asambleistë sa ishin prezent në mbledhje, kanë votuar KUNDËR, asnjë abstenim dhe asnjë kundërshtim.

Partitë politike që janë pjesë e Kuvendit të Pejës përpiluan një rezolutë të përbashkët me të cilën informuan institucionet e nivelit qëndror me vendimin e Asamblesë që vlerëson se këto projekte rrezikojnë florën dhe faunën në Lumbardh dhe nuk paraqesin lëverdi ekonomike për vendin si dhe projekti si tillë është i pa-pranueshëm për institucionet lokale.

Komuna e Pejës gjatë ditës së nesërme do ta dërgojë vendimin tek ministritë përkatëse, ku kërkohet që këto ministri dhe Qeveria të ndalojnë menjëherë procedurat për dhënien e statusit të investitorit strategjik dhe të gjithë projektin. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...