21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Ligjvënësit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s u kërkuan aleatëve të NATO-s që të rrisin bashkëpunimin me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Paqësorit për të kundërshtuar përpjekjet e fuqive autoritare për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të sfiduar rendin ndërkombëtar.

Këto thirrje u bënë gjatë fillimit të punimeve tre ditore të Asamblesë Parlamentare të aleancës së NATO-s në Sofje të Bullgarisë.

“Moska e përdor ndikimin e saj jo vetëm për të formësuar politikën rajonale, por për të pasur ndikim më të gjerë edhe në Evropë”, thuhet në raportin për Ballkanin Perëndimor të hartuar nga Lord Mark Lancaster, në të cilin nënvizohet se një nga objektivat kryesore të Rusisë ishte “të parandalojë integrimin euroatlantik të rajonit”.

Sipas një komunikate të publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, thuhet se Lord Mark Lancaster bëri thirrje “për një angazhim të ripërtërirë të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe promovimin e dialogut midis entiteteve rivale, rritjen e bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë kibernetike me partnerët rajonalë dhe përforcimin e pranisë së forcave të NATO-s në Kosovë për të penguar çdo kërcënim për ripërtëritje të dhunës”.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...