6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani”, Rama: Ishte planifikuar nënkalim, po Qeveria na bllokoi

Në orët e mëngjesit, komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot gjatë ditës do të vendoset shtresa përfundimtare e asfaltit në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të asfaltimit, dhe sipas Komunës nëse është e nevojshme, mbyllja do të vazhdojë edhe të dielën, më 4 maj 2025.

E gjatë ditës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar këtë pjesë të qytetit për të parë mbarëvajtjen e punimeve, gjersa ka publikuar edhe një video.

Rama thekson se në këtë pjesë ishte planifikuar nënkalim, por që Qeveria e Kosovës e ka bllokuar për shkak sipas tij thonë se “mos po gjejnë gjetje parahistorike”.

“Jemi këtu sot në rrugën Agim Ramadani, ku edhe po e bëjmë rivitalizimin e gjithë kësaj pjese të rrugës e cila faktikisht me projekt, i cili është i buxhetum, i cili është i dizajnum, i detalizum, ka pas me qenë nënkalimi, po ja që Qeveria na bllokon se thotë mos po gjejmë gjetje parahistorike.

Ku është me gjet gjetje parahistorike? Mirëpo, derisa ne të ballafaqohemi me ta edhe e lëshojmë këtë pjesë për transformim të kryeqytetit, ne po e bëjmë rivitalizimin sot e nesër”, tha ai.

Ndryshe, tutje në këtë video nga përgjegjës të punimeve u tha se asfaltimi do të kryhet sot, vijëzimi të dielën, ndërkaq nga e hëna gjithçka do të jetë gati për qarkullim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...