Në Komunën e Pejës, janë duke u bërë punime për rregullimin e rrugëve, që janë dëmtuar me kohë.
Kryetari Gazmend Muhaxheri, ka bërë një postim në rrjete sociale, ku tregon për punimet aktuale, në shtrimin me asfalt të disa prej rrugëve kryesore të qytetit.
“Punët nuk ndalen – rrugët e Pejës po rregullohen me përkushtim për qytetin tonë!” është mbishkrimi që i përcjellë pamjet, rreth punimeve. /Njeshi/