Policia e Kosovës do të organizojë aktivitetin e shkatërrimit të armëve të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.
Aktiviteti i asgjësimit të tyre, fillon në orën 10:00, në Metal Holding, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, fshati Prelez.