26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

ASK: Deficit tregtar më i lartë për 7,1% në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin mbi importin dhe eksportin gjatë vitit 2023.

Në këtë raport, ASK njofton se deficiti tregtar është më i lartë për 7.1% në vitin 2023, krahasuar me atë të vitit 2022.

“Tregtia e mallrave në vitin 2023 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 5,1 miliard Euro, që tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (7,1%) krahasuar me vitin 2022, ku edhe në këtë vit kemi bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 863,1 milion Euro, ndërsa importi 5,9 miliard Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 14.6%. Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat Kosovare gjatë vitit 2022 me atë të vitit 2021 shifrat tregojnë se kemi një  rritje vjetore për (21,8%), rritje e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës. Ndërsa të  dhënat e tregtisë së mallrave për  Importin e Kosovës  në vitin 2022 kanë shënuar një rritje vjetore rreth (20,4%) duke krahasuar me vitin paraprak 2021″, ka njoftuar ASK. 

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22,30% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17,66% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,86% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,52 e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,52% e përbëjnë produktet minerale; 4,77% e përbëjnë tekstil dhe artikuj tekstili; etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,57% e përbëjnë produktet minerale; 12,14% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,44% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,00 e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,99 e përbëjnë mjetet e transportit; 6,92% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 278,6 milion Euro, ose rreth 32,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-10,6%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,8%), Italia (4,5%), Holanda (3,2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 2,5 miliard Euro, ose 43,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8%), Greqia (5,6%), Italia (5,2%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 343,6 milion Euro, ose 39,8% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej (3,0%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (14,1%), Shqipëria (13,3%),  Serbia (5,8%), Mali i Zi (5,2%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 926,6 milionë Euro, ose 15,7% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (7,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,5%), Maqedonia e Veriut (5,3%), Serbia (3,4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 241,0 milionë Euro, ose 27,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (12,3%) dhe  Zvicra (8,8%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 2,4 miliardë Euro, ose 41,4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,8%) dhe Kina (11,0%). /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...