29.6 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

ASK-ja të premtën publikon rezultatet e regjistrimit të popullsisë, Kosova ka më pak banorë se në vitin 2011

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) pritet që pasnesër të bëjë publikimin e rezultateve preliminare lidhur me regjistrimin e popullsisë në Kosovë, evidentimin e dëmeve të luftës dhe të dhëna të tjera që janë realizuar përmes fushatës për regjistrimin e popullsisë që kishte filluar me 5 prill të këtij viti.

Në krahasim me regjistrimin e popullsisë të vitit 2011, këtë vit numri është më i vogël.

 

Po ashtu, nesër do të bëhet pagesa edhe për 200 regjistrues të popullsisë dhe për 40 regjistrues tjerë që i përkasin komuniteteve.

Po ashtu, krahas publikimit të rezultateve preliminare të popullsisë do të bëhet edhe publikimi nga evidentimi i dëmeve të luftës.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Statistika të Kosovës, Avni Kastrati, për FO ka treguar se pasnesër bëhet publikimi i rezultateve nga regjistrimi i popullsisë.

Ai thotë se krahasim me vitin 2011, kësaj here numri i popullsisë është më i vogël.

”Nesër ju dërgohet komunikata, pasnesër dalin rezultatet për regjistrimin e popullsisë. 2. Ne i publikojmë vetë. Numri i popullsisë është më i vogël se në vitin 2011. Nuk është vonuar publikimi i rezultateve, sepse jemi në afat ligjor deri me 24 gusht dhe kështu jemi një muaj e gjysmë përpara’’ tha Kastrati.

I pari i ASK-së, Avni Kastrati, ka folur edhe për pagesën për regjistruesit e popullsisë dhe për ankesat e protetestat e disa prej tyre që kanë pasur lidhur me çështjen e pagesave.

‘’Pagesën e kemi bërë për një muaj ditë, 90 ditë e kemi ligj. Diku 500 vetë i kanë dhënë nga 13-14 shifra, sepse një pjesë e madhe për herë të parë kanë hapur llogari. Nesër dalin pagesat për 200 persona edhe për 40 të komunitetit’’ thotë ai.

Kastrati, thotë se pagesa bëhet 90 ditë pasi të përfundoj puna derisa ka kërkuar që ankuesit të drejtohen tek komisioni për pagesa.

‘’90 ditë pasi të bëhet puna bëhet pagesa edhe me ligj e kemi pasur. Ka komision, le ta vërtetojnë, pagesa bëhet bruto ai që i ka 2500 euro bruto, i ndalen diku 600 euro tatim dhe gjëra të tjera’ tha ai për FO.

Për regjistrimin e popullsisë ishin angazhuar rreth 3500 regjistrues, derisa kanë qenë shtatë pyetësor që kanë qenë dashur të plotësohen. Ndryshe nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, këtë vit në këtë regjistrim, është shtuar edhe pyetësori për dëmet e luftës dhe pyetësori për regjistrimin e bashkatdhetarëve.

Sipas ligjit, çdo banor i Republikës së Kosovës detyrohet, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t`ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta në pyetësorët e Regjistrimit të Popullsisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...