Nënkryetari i Pejës, Fatmir Asllani ka folur sot në Mëngjesi në Radio 1 me Venera Berisha – Morina për situatën e fundit me vërshimet në qytet.
Ai ka thënë se Shtabi Emergjentë është në detyrë. Ndërsa institucionet tjera po vazhdojnë me pastrimin e rrugëve dhe pastrimin e kanaleve nga mbetjet.
Ai theksoi se do të nisin edhe me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.
Asllani shtoj se Shkollat në Komunën e Pejës do të vazhdojnë procesin mësimor përveç Shkollës “Asdreni”.
Në Pejë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut u shkaktuan vërshime të cilat morën jetën e dy personave, një gruaje dhe djalit të saj pesëvjeçar. /Njeshi/