5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Asnjë familje e prekur nga përmbytjet në Pejë nuk është kompensuar ende nga shteti (VIDEO)

Edhe pas shumë vitesh nga përmbytjet që shkaktuan dëme të mëdha në Pejë, asnjë familje e prekur nuk është kompensuar nga shteti.

Sipas statistikave, mbi 300 qytetarë kanë dorëzuar kërkesa për kompensim, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Komisioni vlerësues ka dalë në terren dhe ka kryer vlerësimin e dëmeve, të cilat janë llogaritur në mbi 2 milionë euro.

Megjithatë, procesi ka mbetur në gjysëm dhe qytetarët vazhdojnë të presin ndihmën e premtuar.

Përmbytjet e vitit të kaluar shkaktuan dëme të mëdha në shtëpi, biznese dhe infrastrukturë, duke lënë shumë familje në gjendje të rënduar ekonomike. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...