4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kështu është shprehur ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot.

Diplomati francez tha se marrëveshja e shkurtit 2023, Bruksel-Ohër, ka shumë material brenda saj për Kosovën, lidhur me integritetin territorial, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare…

“Kjo marrëveshje ka potencialin për të qenë pikë kthese në historikun e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe duhet të zbatohet. BE-ja konsideron se të dyja vendet janë zotuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dhe ne konsiderojmë se është detyruese, andaj kjo merret parasysh edhe në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën edhe me Serbinë”, u shpreh Guerot, raporton Klankosova.tv.

Ambasadori francez tha se draft-statuti i propozuar nga BE-ja për Asociacionin duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ndonëse theksoi se është i vetëdijshëm për frikën që ka ngritur çështja e Asociacionit. “…por ne e kemi thënë shumë herë se duam që Kosova të jetë shtet plotësisht funksional. Kemi qenë instrumental më 1998, 1999 dhe 2000, donim që edhe Kosova të jetë funksionale”.

Arsyeja pse BE-ja e ka propozuar draftin e statutit për Asociacionin, Guerot tha se është fakti se askush nuk po bënte propozime.

“Konsideroj se dërgimi i këtij draft-statuti në Kushtetuese do të ishte hap shumë i rëndësishëm”.

Asociacioni, tha ai, “do të jetë” kusht edhe për BE, e jo vetëm për KiE.

Nga Kosova, tha ai, pritet themelimi i Asociacionit dhe se hapi i parë në këtë drejtim është dërgimi i draftit në gjykatë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...