Aston Martin zbuloi para pak kohësh disa detaje të makinës. Ndër to përmendej se makina do të ketë motor 6.5 litër V12 që prodhon 1,000 kuaj fuqi.
Por tani, prodhuesi britanik i makinave njoftoi se sistemi hibrid do të ketë 160 kuaj fuqi më shumë, duke e çuar totalin në 1,160 kua fuqi.
Aston Martin ka bashkëpunuar me Cosworth për të zhvilluar pajisjen. Aston Martin Valkyrie do të ketë motorin elektrik që vjen nga kompania Integral Powertrain Ltd. Ndërsa paketa e baterisë vjen nga kompania e supermakinave kroate, Rimac.
Red Bull Teknologies më pas kishte detyrën që të përdorte teknologjinë e Formula1 që pajisja, motori dhe bateria të punojnë si një sistem.
]]>