25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Aston Martin zbulon detaje nga modeli i ri Vanquish

Aston Martin do të prezantojë një superveturë të re para fundit të vitit 2024.

Kompania tashmë ka njoftuar për një model të ri me motor V12 me dy turbocharged i cili do të prodhojë 824 kuaj fuqi.

Fotot e publikuara së fundmi tregojnë një veturë elegante me motor të përparmë, që thuhet të jetë emëruar Vanquish, përcjell Telegrafi.

“Motori V12 prej kohësh ka qenë simbol i fuqisë dhe prestigjit, por gjithashtu edhe pasion inxhinierik dhe aftësi teknike”, tha shefi teknik i Aston Martin, Roberto Fedeli.

Brendësia thuhet të jetë e ngjashme me modelet e fundit të Aston, si DB12, me një kabinë të personalizuar, ekran qendror me prekje dhe një grup instrumentesh dixhitale.

Mirëpo, marka nuk ka dhënë një datë specifike për prezantimin e versionit të përfolur, çmimi i të cilit pritet të jetë me gjashtë shifra. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...