21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Astrit Ademaj, fillon ditën me homazhe te Shtatorja e ikonës së Pejës, Haxhi Zeka

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj ka bërë homazhe para shtatores së atdhetarit pejan Haxhi Zeka.

Nisja e projekteve të mëdha për vendin gjithmonë kërkon motivimin nga historitë e figurave që bënë shumë për vendin.

I tillë ishte Haxhi Zeka, pejani që bëri e dha çdo gjë për të sjellë dritë mbi vendin e tij. Prandaj, jo rastësisht jam këtu sot, për të filluar projektin tim për Pejën, për Pejën e Haxhi Zekës, për të sjellë krenarinë e munguar qytetit të tij, u shpreh Ademaj.

Në ditën e parë të aktivitetit të tij për kryetar të Pejës, Ademaj ka vazhduar me nderimin e dëshmorëvetē luftës së UÇK-së./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...