11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Astrit Ademaj – kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, flet për konkurrencën!

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga PDK, Astrit Ademaj, ka shpalosur pretendimet dhe planet e tij për garën e të parit të kësaj komune.

Astrit Ademaj i PDK-së, ka folur për konkurrencën që e pret në Pejë, në zgjedhjet lokale të  17 Tetorit.

“VV-ja në Pejë është në matje dhe asnjëra matje nuk po i ngritë lartë. Kanë disa emra por cilido të jenë, ne do tju dalim ballë. AAK-në e konsiderojmë parti serioze mirëpo, po e shohim se ata kësaj radhe po tallen me qytetarët. Duket kanë vendosur që për Pejën ta kenë çdo muaj nga një kandidaturë. Për muajin gusht e kanë Rrustem Berishen. LDK me Gazmend Muhaxherin, dihet tash që kanë plot dështime. Andaj PDK kësaj radhe ka ofertat më të mira, më serioze dhe të cilat burojnë nga kërkesat qytetare.”-tha Ademaj në ‘RADIO 1′.

I pyetur për kritikat ndaj Muhaxherit dhe LDK-së, në një kohë kur partia e tij PDK, bashkëqeverisë me LDK-në dhe Muhaxherin në Pejë dhe se ky i fundit shihet se ka kryer disa projekte në Pejë, Ademaj thotë se fuqia e kryetarit shpesh anashkalon idetë e mira të partnerit dhe drejtorëve të PDK-së në këtë rast.’

“Po ne e shohim, performanca e PDK-së në qeverisjen e Pejës është e jashtëzakonshme, mirëpo shpeshherë fuqia që i ofron ligji, një kryetari të komunës, bënë që anashkalohen idetë dhe projektet tona. Sa i përket projekteve që i përmendet, unë veç ju kujtoj se ai ka dështime të mëdha për të cilat po sjelli pak shembuj. Si mburresh me një qytet, të cilit si ke ofruar një stadium meritor për vite. Qyteti yt nuk ka teatër të mirëfilltë, qyteti yt ku ti po qeverisë si kryetar ka njëmijë probleme me trafik. Nga instituti e deri në ‘Radio 1’ 30 minuta me makinë dhe u vonova.”-shprehet Ademaj.

Ademaj shton se për pak ditë PDK në Pejë do të publikon edhe listën për Asamble e cila do të befasoi për cilësi, emra dhe kualitet energjik.

Ndryshe Astrit Ademaj, edhe pse i ri nga mosha njihet prej veteranëve të PDK-së në këtë komunë. /RADIO1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...