5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Astrit Haraqija e kujton Zekerija Canen

Janë shënuar me 10 Janar, 15 vite nga vdekja e historianit dhe veprimtarit të shquar shqiptar Zekerija Cana.

Me këtë rast ka qenë Ish-Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ish zyrtari i lartë i LDK-së Astrit Haraqija që ka shkruar për jetën dhe veprën e Canes.

‘Kujtojmë me respekt dhe mirënjohje bacën Zekeria Cana, njeriun që gjatë viteve të rënda 90 ishte zëri i së vërtetës dhe mbrojtësi i të drejtave të shqiptarëve.

Në ato kohë të vështira, ai nuk njohu lodhje dhe nuk u përkul përballë sfidave, duke mbetur gjithmonë një shembull frymëzues për të gjithë ata që e patën nderin ta njohin dhe të punojnë krah tij.

Pata fatin të bashkëpunoj me të, pavarësisht dallimit të madh të moshës, dhe do ta mbaj mend gjithmonë për urtësinë, guximin dhe dashurinë e tij për kombin.

Bacë Zekeria ishte jo vetëm një veprimtar i jashtëzakonshëm, por edhe një mik dhe mentor i çmuar që e ndante çdo fjalë dhe këshillë me zemër të hapur.

Vitet e rënda të luftës ishin një provë e karakterit të tij të pathyeshëm, ku puna e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe ndërgjegjen tonë kombëtare.

Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.

Lavdi dhe nder për bacën Zekeria Cana.’-ka shkruar ish-ministri Haraqija./Njeshi&RADIO 1/

Ramushi dhe AAK-ja e dridhin ‘1 Tetori’-n, numër i paparë mbështetësish

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...