Ivana Trump, e lindur me emrin origjinal si Ivana Marie Zelníčková më 20 shkurt 1949 në Zlín, atëherë Çekosllovaki, ishte një grua e suksesshme në fushën e biznesit, një ish-modele dhe bashkëshortja e parë e Donald Trump.
Që në fëmijëri, Ivana tregoi një talent të jashtëzakonshëm për skijimin, duke u bërë pjesë e ekipit junior të skijimit të Çekosllovakisë. Pas studimeve për edukimin fizik në Universitetin Karlov në Pragë, ajo u transferua në Kanada, ku nisi karrierën si modele.
Ivana e njoftoi Donald Trumpin në vitin 1976 në New York, dhe ata u martuan një vit më pas, në vitin 1977. Gjatë martesës së tyre, Ivana luajti role kyçe në organizatën e Donald Trump, duke qenë një prej drejtueseve të lartë të kompanisë. Ajo ishte drejtoreshë e “Trump’s Castle” në Atlantic City dhe kontribuoi në dizajnimin e brendshëm të hoteleve Grand Hyatt dhe Trump Tower. Përveç kësaj, ajo ishte autore e disa librave dhe krijoi një linjë të saj veshjesh.
Çifti Trump shpejt u bë një simbol i shoqërisë së lartë në New York gjatë viteve 1980, dhe ata kishin tre fëmijë: Donald Jr. (1977), Ivanka (1981) dhe Eric (1984). Ivana e përshkroi jetën e saj në memoarët e saj “Raising Trump”, duke theksuar balancën mes jetës familjare dhe karrierës, duke thënë: “Pavarësisht se sa e ngarkuar isha, do të ha me fëmijët çdo mëngjes, do të ulesha me ta çdo natë për të bërë detyrat para se të dilja me një fustan Versace në ndonjë ngjarje bamirësie”.
Martesa e tyre përfundoi me divorc në vitin 1992, pas zbulimit të lidhjes së Donald Trump me Marla Maples. Ky divorc u pasua nga një marrëveshje financiare e konsiderueshme për Ivanën, e cila vazhdoi karrierën e saj të suksesshme, duke lansuar linja të saj veshjesh, bizhuterish dhe kozmetike, si dhe duke shkruar disa libra, përfshirë autobiografinë “Raising Trump”.
Pas divorcit nga Donald Trump në vitin 1992, Ivana Trump pati disa lidhje dhe martesa të tjera të rëndësishme. Ajo u martua me biznesmenin italian Riccardo Mazzucchelli në vitin 1995, por martesa e tyre përfundoi në vitin 1997. Ivana ngriti një padi kundër Mazzucchelli për shkelje të kushteve të kontratës së tyre të para-martesës. Pas kësaj, ajo kishte një lidhje me aktorin italian Rossano Rubicondi, dhe ata u martuan në vitin 2008 në një ceremoni luksoze në Palm Beach, Florida. Megjithatë, martesa e tyre ishte e shkurtër dhe ata u divorcuan në vitin 2009, por mbetën miq deri në vdekjen e Rubicondit në vitin 2021.
Ivana Trump vdiq më 14 korrik 2022, në moshën 73 vjeçare, në shtëpinë e saj në New York. Ajo vdiq pas një aksidenti të trishtuar, kur ra nga shkallët. Sipas raportit të zyrës së mjekut ligjor të New Yorkut, ajo ndërroi jetë nga pasojat e dëmtimeve të shkaktuara nga një goditje e fortë në gjoks.
Me kalimin e viteve, Ivana Trump la pas një trashëgimi të fuqishme si një grua e suksesshme, biznesmene dhe figurë publike, duke përjetuar gjithashtu shumë periudha të ndërlikuara personale./Njeshi&Telegrafi/