2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Atentat kryeplakut të fshatit

Mbrëmjen e djeshme një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Gribë të Gramshit.

Persona ende të pa identifikuar nga policia, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj kryeplakut të këtij fshati  Tajar Veliu 54 vjeç.

Sipas policisë ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar , me inicialet S.V.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar. Policia punon për kapjen e tij, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan  dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...