19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Atentat në Mal të Zi, raportohet se është vrarë shqiptari që ishte pjesë e një grupi kriminal

Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar të Malit të Zi.

Siç raporton mediumi malazez “Vijesti” nga burime brenda policisë, i vrarë në këtë atentat ka mbetur Edmond Mustafa.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të autorëve.

Dëshmitarët okularë nga lokalet në rrugën ku ndodhi rasti  thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesi është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë.

Mustafa prej vitesh njihej si pjesëtar i klanit kriminal të Skaljarit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...