15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Atentati në Athinë, vritet armiku i Ervis Martinajt

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Mediat helene raportojnë se mbrëmjen e sotme është bërë atentat ndaj Roan Brahimit, i cili ka mbetur i vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij Katerina Beqo ka mbetur e plagosur.

Roan Brahimi njihet si armiku i Ervis Martinajt. Roan Brahimi është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare, ku është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Lezhë dhe në Laç.

Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...