1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Aterrimi i pabesueshëm i Airbusit të parë A340 në Antarktik

Jemi mësuar të shohim aeroplanë të mëdhenj duke aterruar në aeroporte të zakonshme, por nuk u pa ndonjëherë, një aeroplan Airbus duke aterruar në Antarktik.

Në një video të publikuar në internet shihet aterrimi i parë i një aeroplani të tipit Airbus A340 në Antarktik.

Aeroplani aterroi në pistën e akullt të martën pas një fluturimi prej rreth 4.500 kilometrash për më shumë se pesë orë nga qyteti Cape Town i Afrikës Jugore.

Shtresa e akullit në atë pjesë është e trashë gati një milje dhe pa problem mund ta mbajë edhe peshën e një aeroplani Airbus A340 të ngarkuar. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...