8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Atiq: Nënshkrimi i peticionit u bë nën presionin e Listës Serbe

Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, lidhur me dorëzimin e peticionit me 4 mijë nënshkrime për shkarkimin nga posti i kryetarit të komunës në KQZ, tha se secili veprim që fuqizon qytetarin është i mirëseardhur, edhe pse, siç u shpreh ai, ironikisht sjellë shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Atiq bëri të ditur se peticioni ishte organizuar në ditët ë fundit të afatit të caktuar nga KQZ-ja. Sipas tij, shumica e nënshkruesve të peticionit kanë qenë të detyruar të bëjnë një gjë të tillë. “Shumica absolute e tyre kanë qenë nën presion dhe të detyruar nga eksponentë të ‘Listës Serbe’ që të dalin dhe të nënshkruajnë peticionin”, deklaroi Atiq

Ai vuri në dukje se zgjedhjet i shpall presidentja e vendit dhe dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri të vendit janë bërë pa presion nga institucionet e vendit.

Dorëheqjet e tyre, shtoi Atiq, janë bërë me qëllim të shkaktimit të trazirave në veri të vendit, duke luajtur lojën e viktimizimit dhe që tani po paguajnë pasojat e atyre veprimeve.

Tutje, Atiq ka folur për aktivitetin e tij si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, në infrastrukturë dhe në çështje tjera që i përkasin kompetencave të komunës.

Ai ndër të tjera ka folur për ndalimin e ndërtimeve pa leje, të ndërtesave të larta për banim kolektivë, në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, leje për ndërtim. Atiq u shpreh se ndjehet krenar për punën që ka bërë si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut. “Nëse ua kam bërë jetën qytetarëve sadopak më të lehtë, jam shumë i lumtur”, deklaroi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...