10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Audi bëhet gati për prodhimin e modelit Q4 e-Tron

Audi Q4 në stilin crossover tradicional me një motor me djegie të brendshme ka qenë në planet e Audi për dy vite.

Prodhuesi i automjeteve sapo ka nxjerrë një tjetër variant, Audi Q4 e-Tron të cilën do ta prezantojë në Gjenevë muajin e ardhshëm.

Marka nuk ka thënë shumë detaje të makinës. Por mendohet se do të jetë në madhësinë e gjeneratës së kaluar të Q3, me çmimin e Q3 aktual.

Versioni i prodhimit do të ketë platformën MEB të VW Group.

Audi dëshiron të arrijë debutimin e modelit në fjalë përpara makinave konkurrente kompakte Tesla Model Y dhe Volvo XC40 elektrike.

Thuhet se Q4 e-Tron do të mirëpresë të njëjtën strategji me tre zgjedhje të baterive nga linja e Volkswagen. Detajet e kapaciteteve dhe rangut të baterive do të bëhen të ditura më vonë.

Deri atëherë, besohet se modeli bazë do të vijë me baterinë 48 kWh dhe rang 321 km. /Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...