7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Audi nuk heq dorë nga makinat me naftë: Njihuni me modelin SQ5 TDI

Shitjet e automjeteve me naftë kanë marrë një goditje të madhe në Europë pas skandalit të emetimeve të Volkswagen Group. Por është ende një segment i tregut që interesohet për makinat TDI.

Marka kryesore e Volkswagen Group, Audi, është e bindur që një makinë e performancës së lartë me naftë mund të bëjë bujë në tregun e sotëm të automjeteve.


Njihuni me Audi SQ5 TDI, i cili në zemër mban motorin 3.0 litërsh V6 që prodhon 342 kuaj fuqi.

Sistemi elektrik kryesor prej 48 volt është i vendosur si standard së bashku me një kompresor me energji elektrike. Komponenti i elektrifikuar qëndron aty për të shmangur vonesat e turbos. Audi e përshkruan EPC si ndihmësi ideal i turbocharger-it.

SQ5-ës i duhen për 5.1 sekonda për të arritur 100 km/h, të cilës Audi i referohet “shpejtësi  autostrade”.

Motori elektrik jo vetëm që mundëson më tepër performancë se sa motori konvencional, por gjithashtu ruan karburant. Audi premton se kursimet e karburantit do të jenë 0.7 litër/100 km.

Audi SQ5 TDI ka sistemin Quattro all-wheel-drive standarde, i cili mund të dërgojë 70% të fuqisë në gomat frontale ose 85% në aksin e pasmë. Makina e merr fuqinë e motorit nga një kamio me tetë nivele shpejtësie.

Siç ndodh me çdo model tjetër nga Audi Sport, përditësimet në stilim vijnë edhe për Q5. SUV-i premium duket më agresiv me gomat 20 inç, ose blerësit mund të zgjedhin kompletin e gomave 21 inç me një kosto shtesë.

Audi SQ5 TDI do të dalë në shitje këtë Verë me një çmim prej 67,750€.


]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...