7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Audi Q8 pajiset me motorin e ri V6 me benzinë me 335 kuaj fuqi

Audi ka rritur rangun e fuqisë së disponueshme në SUV-in luksoz më të shitur Q8.

Blerësit tani kanë mundësi të porosisin rivalin e BMW X6 me emrin 55 TFSI. Makina fuqizohet nga motori turob 3.0 litër me benzinë V6 që prodhon 335 kuaj fuqi.

Përshpejtimi 0-100 km/h arrihet për 5.9 sekonda dhe shpejtësia maksimale është 250 km/h.

Këto shënojnë përmirësime nëse i krahasojmë me 50 TDI të lançuar, i cili ka përshpejtim 6.3 sekonda dhe 232 km/h shpejtësi maksimale të arritura nga motori 3.0 V6 litërsh me naftë.

Në shpejtësitë midis 55 dhe 160 km/h, Q8 mund të çaktivizojë motorin për 40 sekonda nëse shoferi nuk prek pedalin. Sistemi i rimëkëmbjes së energjisë gjatë ngadalësimit përmirëson ekonominë e karburantit.

Gjithashtu, tani Q8 është i disponueshëm në një version me më pak fuqi nga Audi, me motorin V6 3.0 litërsh me naftë, i cili prodhon 228 kuaj fuqi. Ky version i Audi, 45 TDI, arrin shpejtësinë 232 km/h për 7.1 sekonda.

Modelet e reja Q8 janë të pajisur me transmetimin automatik me tetë nivele shpejtësie, si dhe sistemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive standard.

55 TFSI është i disponueshëm në Gjermani me një çmim prej 76,300 euro. 45 TDI ka çmim 73,300 euro.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...