9 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Austria e mohon se do ofrojë garancë për lirim me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Dy ditë më parë, ish-komandanti i betejës së Koshares, Hisen Berisha, deklaroi se Austria dhe disa shtete tjera kanë shprehur vullnet për të ofruar garancë tek Gjykata Speciale për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në liri.

Televizioni T7 ka dërguar pyetje tek qeveria Austriake për të konfirmuar një gjë të tillë.

Megjithatë në një përgjigje për televizionin, ministria e punëve te jashtme të Austrisë ka mohuar se ka ofruar garancë tek Specialja për mbrojtjen në liri për Thaçin e të tjerët.

“Përgjigja në pyetjen tuaj, e siguruar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë është: Jo”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së austriake, në pyetjen nëse do ofrojë garancë për lirim me kusht të të arrestuarve në Hagë.

Ndërkohë sipas Hisen Berishës, edhe Sllovenia, Kroacia e Izraeli kanë ofruar këtë garancë por këto shtete nuk kanë kthyer përgjigje rreth kësaj çështjeje.

Deri më tani, asnjë nga këto shtetet e apostrofuara nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim zyrtar karshi çështjes së garancës ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...