29.5 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Autobusë elektrikë në shërbim të turistëve në Berat

Rrugët dhe kalaja e Beratit këtë sezon turistik gjallërojnë nga turistët vendas e të huaj, të cilët njihen nga afër me historinë e qytetit-muze.

Edhe pse këto ditë temperaturat kanë qenë të larta, fluksi i turistëve ndihet kudo në qytetin mbi 2500-vjeçar.

Për të lehtësuar lëvizjen e turistëve, Bashkia e Beratit ka vendosur në dispozicion të tyre tre autobusë elektrikë, dy mjete ‘buggie’ dhe gjashtë stacione karikimi.

Këto mjete janë pjesë e logjistikës bashkiake, që mbështet lëvizjen e vizitorëve në itineraret turistike dhe urbane të qytetit

“Në qytet janë vendosur 3 autobusë elektrikë, 2 ‘buggie’ dhe 6 stacione karikimi, që do të jenë në shërbim të turistëve që vizitojnë Beratin në pikat turistike, duke siguruar më pak ndotje dhe më shumë komoditet për vizitorët”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Beratit.

Ky është një projekt i Bashkisë Berat, i mundësuar nga financimi i Bankës Botërore nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt një qyteti më të gjelbër dhe më mikpritës për të gjithë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...